E ardhmja me dy shpejtësi e BE-së

Filed under: Mendime |

Nga Zhan Klod Piris – ish shef i përgjithshëm i shërbimit ligjorë të Këshillit të Bashkimit evropian; autor i librit “E Ardhmja e Evropës: Drejt një BE-je me dy shpejtësi?

PARIS – Për tre vjet me radhë, kriza e euros ka kërcënuar jo vetëm me shpërbërjen e eurozonës por edhe me shpërbërjen e tërë Bashkimit Evropian bashkë me të. Edhe pse presioni nga tregjet financiare është moderuar për momentin, zgjidhja afatgjate e krizës mbetet një prioritet ekzistues për BE-në

Në ekonominë e sotme shumë kompetitive, hapësira shumë e ngushtë e vendeve evropiane, popullsia e vjetër dhe borxhet e tepruara, së bashku me mungesën e burimeve energjetike dhe investimet e pamjaftueshme për kërkim dhe zhvillim nënkuptojnë se standardet e larta të jetesës dhe mirëqenia sociale e shteteve po rrezikohen seriozisht. Ata nuk mund të garojnë individualisht me tregjet e reja; atyre u duhet një BE e fortë për tu ballafaquar me sfidat të cilat kanë buruar nga globalizmi.

Por arkitektura e eurozonës – në të cilën politika monetare është e centralizuar ndërsa buxheti dhe politikat ekonomike i janë lënë qeverive individuale – nuk do të jetë e zbatueshme për një kohë të gjatë. Edhe pse liderët e Evropës kanë bërë njëfarë progresi për reformën institucionale masat që janë marrë kohët e fundit nuk na çojnë drejt një konvergjence të politikave buxhetore dhe ekonomike, apo drejt një bashkimi të vërtetë evropian. Si pasojë ata nuk do të jenë në gjendje ti mbrojnë tregjet financiare.

Me qenë se ndryshimi i traktatit është i parealizueshëm duhet themeluar një “Evropë me dy shpejtësi” – sipas të cilës një grup themelorë shtetesh ndjek integrimin e thellë më shpejt sesa pjesa tjetër e shteteve. Kjo është zgjidhja më e mirë për BE-në për të arritur një nivel më të lartë bashkëpunimi i cili nevojitet për t’iu shmangur krizës. Kjo mund të realizohet në dy mënyra.

Mundësia e parë është që bëhet progres real drejt një Evrope me dy shpejtësi pa marrë angazhime më të mëdha ligjore. Vendet e eurozonës së bashku me ato vende të cilat synojnë të futen në Evropë në të ardhmen (si dhe në eurozonë) , thjesht mund të vendosin të përdorin mundësitë ligjore tashmë të mundësuara për të rritur bashkëpunimin.

Idealisht, ky bashkëpunim do të ndodhë brenda strukturave institucionale të BE-së. Nëse të gjitha vendet e eurozonës do të merrnin pjesë, neni 136 i traktatit mbi funksionimin e BE-së do të përdorej për të mbështetur veprimet e tyre. Qëllimi i kësaj dispozite – e cila thotë se këshilli (evropian) duhet të … marrë masa të veçanta për shtetet anëtare”, dhe se “vetëm shtetet anëtare… duhet të marrin pjesë në votim” – është i gjerë. Për më tepër, neni 138 do të lejonte përfaqësim të unifikuar të eurozonës në Fondin Monetarë Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore.

 

Grupi më pas do të mund të zgjeronte bashkëpunimin në tri zona të tjera politike:

Harmonizimi minimal i ligjit të taksave (si për shembull një bazë e përbashkët për vlerësimin e taksave të bashkësisë) dhe politikat sociale (si për shembull liberalizimi i më tejshëm i tregjeve kombëtare të punës për të inkurajuar lëvizshmërinë e punës);

Masa të përbashkëta politike për integrimin, që lidhen me nevojat e tregut të punës;

Bashkëpunim më i ngushtë juridik – që sërish synon inkurajimin e lëvizjes – në çështjet civile me përfshirje ndër-kufitare, duke u marrë në mënyrë të veçantë me kontratat dhe ligjin familjarë.

Grupi gjithashtu do të marrë masa jashtë strukturës së BE-së. Në fakt, nëse të gjitha vendet e eurozonës nuk marrin pjesë, një bashkëpunim i tillë do të ishte shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se neni 136 dhe 138 nuk do të aplikoheshin më. Këtu do të përfshiheshin masa për të forcuar mekanizmin e stabilizimit Evropian dhe Paktin Plus Evropian (i dizajnuar për të rritur koordinimin e politikave ekonomike ndërmjet shteteve anëtare, dhe de fakto bashkëpunimin brenda institucioneve të “Bretton Woods” dhe përafrimin vullnetarë të ligjeve natyrore në zona të caktuara.

Vendet pjesëmarrëse do të duhej të zgjidhnin nëse do të ndërmarrin një set politikash apo të rezervojnë të drejtën për të zgjedhur në varësi të situatave. Bashkëpunimi në lidhje me çështjet që i përkasin bashkimit monetarë dhe ekonomik të BE-së (disiplinës dhe solidaritetit) duhet të jenë obligative. Përfshirja e shumicës apo të gjithë shteteve të tanishme apo të ardhshme të eurozonës do të rriste koherencën e grupit, duke e bërë më të lehtë fitimin e mbështetjes publike për bashkëpunim në fusha të tjera.

Ndjekja e kësaj mundësie do të kërkonte që procesi i vendim-marrjes të jetë i legjitimuar. Në këshill, ashtu si edhe në rastin e “bashkëpunimit të zgjeruar” vetëm shtetet pjesëmarrëse kanë të drejtën për të votuar. Në parlamentin evropian, nga ana tjetër, të gjitha 27 vendet pjesëmarrëse, marrin pjesë në procesin e vendim-marrjes duke përfshirë edhe masat të cilat ndikojnë vetëm për 23 vendet e “eurozonë plus (17 anëtarët e eurozonës dhe 6 të tjera të cilat janë pajtuar me paktin Euro plus) – një metodë kjo e cila mund të përbëjë problem politik. Në çdo rast, parlamentet kombëtare duhet të përfshihen në mënyrë që të rritet legjitimiteti i vendimeve.

Mundësia e dytë përfshin një marrëveshje ndërkombëtare, përveç traktateve të BE-së, e cila do ti lidhte vendet pjesëmarrëse, duke u mundësuar atyre të bëjnë përpjekje për të themeluar një bashkim ekonomik të vërtetë, dhe për të përcaktuar organet dhe ligjet me të cilat do të udhëheqin bashkëpunimin e tyre.

Për të realizuar një traktat të tillë do të duhej kohë e gjatë negociatash të ratifikuara dhe të implementuara. Por shpallja përfundimtare e njoftimit për një bashkëpunim të tillë së bashku me një politikë të guximshme të Bankës Evropiane në përputhje me programin e shpallur kohët e fundit për shit-blerjet do të ishin të mjaftueshme për të bindur  të dy tregjet si dhe qytetarët se zgjidhja e problemit është në rrugën e duhur.

Rruga e eurozonës drejt bashkimit të vërtetë ekonomik do të jetë e mbushur me sfida politike dhe institucionale – nga përcaktimi i zonave substanciale të bashkëpunimit deri te mbrojtja e të drejtave dhe interesave të të gjitha shteteve të BE-së dhe ruajtja e marrëdhënieve si me tregun e brendshëm ashtu edhe me atë të jashtëm. Por ndjekja e kësaj rruge është zgjidhja e vetme të cilën BE e posedon.

www.project-syndicate.org


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>